17:33 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

UEFA mund të dënoi yllin kosovar me 2 vite moslojë, ky është reagimi i skuadrës

Bajram Jashanica mund të dënohet me 2 vite moslojë për shkak të përdorimit të një substance të ndaluar në ndeshjen që Skëndërbeu e kishte lujatur në Europa League ndaj Young Boys. Por, skuadra korçare ka reaguar duke e arsyetuar këtë veprim.

“Me datë 29 Shtator 2017, Bajram Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevoje për një trajtim të menjëhershem dhe efektiv. Në përpjestim me kushtet klinike të lojtarit, atij i është administruar substanca e Prednisolut, medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh.

Menjëherë pas perfundimit të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të perdorimit të substancës prednisolone nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjences dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavaresisht kërkeses se arsyetuar nga ana e Klubit tonë, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasoje, ka çelur proçedure disiplinore.

Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administrimit të saj (injeksion), pasi preparate të ngjashme të administrueshme në rrugë orale (pilula) nuk konsiderohen si forma dopingu dhe veçanerisht, jane të klasifikuara në kategoritë me të ulta të dopingut, për nga rrezikshmëria dhe efektet e tyre.

Klubi i Futbollit Skenderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Z. Jashanica dhe do të përdorë çdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrieres se tij” thuhet në reagim./Indeksonline/