14:07 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

UEFA-ja nis shpërndarjen e biletave për Euro 2024, mësojeni a e keni fituar lotarinë

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka zbuluar fituesit e tiketave për ndeshjet e Euro 2024.

Shumë shqiptarë kanë aplikuar për biletat e ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024, shkruan Indeksonline

Ata që kanë fituar kanë marrë mesazhe në “email” për të proceduar direkt te pagesa.

Kurse ata që s’i kanë fituar këto bileta mund të qasen në llogarinë e UEFA-s dhe ta kuptojnë se a kanë fituar apo jo.

Në rast se nuk keni fituar në lotari, ju shfaqet ngjyra e kuqe me mbishkrimin “Your Ticket Request ëas unsuccessful”.

Kujtojmë që Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndaj Italisë, Spanjës dhe Kroacisë në Kampionatin Europian që do të mbahet në Gjermani./Indeksonline/

Linku: https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/