20:16 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

UEFA nuk lejon që ndeshja Struga – Breidablik të luhet në “Elbasan Arena”

Gjatë ditës së sotme është raportuar se ndeshja e parë e play-offit të Conference League mes Strugës dhe skuadrës islandeze, Breidablik do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Por UEFA nuk ka lejuar që kjo ndeshje të zhvillohet në Shqipëri, dhe ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Ohrit, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Strugës përmes një njoftimi zyrtar.

Njoftimi i plotë:

ZYRTARE, ndeshjen e fazës play-off ndaj Breidablik do ta zhvillojmë në Ohër

Ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës kundër skuadrës përfaqësuese të Islandës, Breidablik, do ta zhvillojmë në Ohër.

Kështu ka vendosur UEFA, pavarësisht se kishte edhe shumë opsione tjera, si stadiumi i Strumicës, apo edhe ai i “Elbasan Arena”.

Po në stadiumin e Ohrit, ekipi i Struga Trim Lum zhvilloi edhe takimin e parë kualifikues të këtij edicioni në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris, ndërsa sërish do të jemi nikoqir, këtë herë në fazën “play-off” ndaj skuadrës islandeze të Breidablik.

Takimi në fjalë në program do të jetë me datë 24 gusht me fillim në ora 17:00./IndeksOnline/