20:47 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

UEFA nuk po di si t’ia bëj as vet, ndërron mendje për Euro 2020, del me tjetër komunikatë zyrtare

UEFA ka kërkuar falje për një gabim që kanë bërë, në rrjetin social Tëitter.

Lidhur me emrin e kompeticiont njëherë UEFA raportoi se se emri do të jetë Euro 2020, edhe pse do të luhet në 2021.

Por, pak orë më vonë, një tjetër reagim vjen nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë.

“Duke kërkuar falje për gabimin e mëparshëm, të jemi të qartë, asnjë vendim nuk është marrë akoma sa i përket emrit që do të ketë EURO që mbahet në 2021” thuhet në komunikatën e UEFA.

“Postimi i mëhershëm u dërgua gabimisht” thuhet tutje.

Pra, Euro nuk do të ketë emrin Euro 2020. Mbetet të shihet se cili do të jetë emri i Kampionatit Evropian.