14:55 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Uefa përcakton kundërshtarin e Feronikelit në Champions League, nëse e fiton turin parakualifikues

Feronikeli do të marrë pjesë për herë të parë në parakualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Ekipi nga Drenasi do të luaj në kundër ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në gjysmëfinale me 25 qershor.

Nëse arrinë të fitoj këtë ndeshje do të luaj në finale ndaj fituesit të gjysmëfinales tjetër Tre Penne – Santa Coloma.

Sot gjatë ditës UEFA ka mbajtur shortin për çiftet e rrethit të parë kaulifikues në Ligën e Kampionëve.

Nëse Feronikeli e fiton mini turnen që do të zhvillohet në Prishtinë, atëherë në rrethin e parë kualifikues do të luaj ndaj skuadrës nga Uellsi, New Saints FC.

Ndeshjet e rrethit të parë zhvillohen me 9 dhe 10 korrik ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 korrik. /Indeksonline/