UEFA pezullon 10 muaj futbollistin e njohur të Athletic Bilbaos

Një futbollist i Athletic Bilbaos është pezulluar nga futbolli.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Yeray të Athletic Bilbaos, i cili është pezulluar pasi rezultoi pozitiv me doping.
Ai ju kishte nënshtruar këtij testi më 1 maj, në ndeshjen gjysmëfinale të Europa League ndaj Manchester Unitedit.
Analiza e mostrës së lojtarit nga një laborator i akredituar nga WADA zbuloi praninë e kanrenonit, një substancë e ndaluar brenda dhe jashtë garës në kategorinë S5: diuretikë dhe agjentë maskues në listën e ndaluar të ËADA-s.

Në takimin e tij më 19 gusht 2025, organi përkatës disiplinor i UEFA-s vendosi ta pezullojë lojtarin për 10 muaj , duke filluar nga data e pezullimit të përkohshëm (domethënë, 2 qershor 2025) dhe deri më 2 prill 2026, për kryerjen e një shkeljeje të paqëllimshme të rregullit antidoping.
Në përputhje me Nenin 10.14.2 të Rregullores Anti-Doping të UEFA-s, lojtari mund të kthehet në stërvitje me një ekip ose të përdorë mjediset e një klubi gjatë dy muajve të fundit të periudhës së tij të pakualifikueshmërisë , pra nga 2 shkurti 2026.