18:29 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

UEFA pritet të shtyjë edhe një garë të rëndësishme evropiane

UEFA ka dërguar sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave për një videokonferencë në program ditën e mërkurë. Kjo për të bërë analizën e situatës dhe për të diskutuar riprogramimin e ndeshjeve në kalendar.

Takimi, lexohet, do të ekzaminojë zhvillimet e të gjitha kompeticioneve të skuadrave kombëtare dhe klubeve, përveç se diskutimin e çështjeve si kontratat e lojtarëve dhe transferimet.

“As” ka bërë edhe analizën e situatës. Për atë që lidhet me ekipet kombëtare është zyrtare shtyrja e Euro 2020 në vitin 2021.

Është pezulluar dritarja ndërkombëtare e marsit por jo ende ajo e qershorit. Do të pezullohet edhe ajo që klubet të mbarojnë kampionatet e tyre.

Edhe Nations League 2020-2021, që është caktuar më 3 shtator, do të shtyhet. /IndeksOnline/