11:30 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

UEFA publikon gabimisht fituesin e Liverpool – Real Madrid

UEFA ka bërë një gabim në uebfaqen zyrtare duke shpallur fituesin e Ligës së Kampionëve ende pa u zhvilluar finalja në Kiev.

Në një lëshim teknik në uebfaqen e Federatës Evropiane të Futbollit, Liverpool u paraqit si fitues i Ligës së Kampionëve, për këtë edicion.

Të Kuqtë do të përballen me Të Bardhët në Stadiumin Olimpik të Kievit më 26 të këtij muaji dhe mbetet të shihet nëse gabimi nga UEFA do të dalë i vërtetë në fushë, mbetet të shihet në finale. /IndeksOnline.