14:00 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

I kishin paralajmëruar në Britani, tifozët e Liverpoolit masakrohen nga 20 huliganë

Shkaktohen trazirat e para në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në prag të finales së Champions League mes Realit dhe Liverpoolit.

Raportohet se një grup huliganësh vendas kanë sulmuar papritur dhe pa asnjë shkak disa fansa të Liverpoolit në një restorant në qendër të qytetit.

Grupi prej 20 huliganësh u vërsul dhunshëm si një tufë qensh, ndërsa tifozët anglezë, në përpjekje për t’u mbrojtur prej tyre përdorën edhe tryezat e restorantit dhe karriget.

Të mbuluar në gjak, me çarje e dëmtime të rënda në kokë e në qafë, ata u detyruan të zmbrapseshin. Më tronditëse është fakti se policia ukrainase, sipas asaj që shkruan media britanike, qëndroi e tërhequr dhe arrestoi vetëm dy prej përgjegjësve. /IndeksOnline/