12:05 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

UEFA publikon orarin për gjysmëfinalet në Ligën e Kampionëve

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka publikuar orarin për dy ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Më 27 prill, ditë e martë, skuadra e Real Madridit e pret në shtëpi ekipin e Chelseat, shkruan IndeksOnline

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00

Kurse ditën e mërkurë, më 28 prill, Paris Saint-Germain pret Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Vetëm pas një jave, më 4 maj, City luan ndaj PSG-së ndeshjen e kthimit.

Kurse më 5 maj, Chelsea e pret në shtëpi Real Madridin.

Finalja e madhe luhet më 29 maj, në stadiumin ‘Ataturk’ në Stamboll të Turqisë./IndeksOnline/