12:59 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

UEFA shpërblen Messin

Messi është shpërblyer nga UEFA me çmimin Lojtari i Javës në Ligën e Kampionëve.

Pas paraqitjes mbresëlënëse në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit, Messi ka fituar me plot meritë këtë cmim.

Argjentinasi shënoi dy gola ndaj United dhe ishte protagonist në fitoren e Barcelonës.

Për ta fituar këtë çmim, Messi e mposhti Heung-Min Sonin e Tottenhamit, Roberto Firmino e Liverpoolit dhe Matthijs de Ligtin e Ajaxit. Kjo është hera e katërt këtë sezon që argjentinasi e fiton këtë çmim. /IndeksOnline/