12:29 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

UEFA zgjedh lojtarin e javës, nuk është N’Golo!

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka zgjedhur futbollistin e javës.

Sipas UEFA-s, më i miri i javës ishte lojtari i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, shkruan IndeksOnline

Mahrez shënoi dy gola në fitoren 2 me 0 kundër Paris Saint-Germain, në gjysmëfinalen e dytë të UEFA Champions League.

Futbollisti algjerian, mposhti tre lojtarë për këtë çmim: N’Golo Kanten, Ruben Dias dhe Kai Havertz./IndeksOnline/