23:55 / E Enjte, 25 Prill 2019

UFC nuk toleron, përjashton përjetë yllin rus

Luftëtari i peshave të rënda në UFC, Ruslan Magomedov është përjashtuar përgjithnjë nga sporti i arteve marciale për shkak se rezultoi pozitiv në testin e dopingut.

Agjencia e anti-dopingut në Amerikë (USADA) deklaroi  të hënën  se sportisti dështoi në testin antidoping  dhe refuzoi të ribënte testin në datën 5 Shkurt 2019.

Magomedov është përjashtuar nga UFC për shkak të shkeljes së rregullores dhe mos pranimit të ritestimit të bërë nga autoritetet e antidopingut,-thuhej në deklaratën e tyre agjencia.

Kjo nuk është hera e parë që 32-vjecari rezulton pozitiv në testin e dopingut. Në shtator të vitit 2016, sportisti rus rezultoi pozitiv me ostarinë, ku u pezullua me 2 vite nga çdo aktivitet.

Magomedov ka një rekord prej 14 fitoresh  dhe 1 humbje në UFC.