20:32 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Ujërat e zeza rrezikojnë studentët brenda Kampusit Universitar në Prishtinë (Video)

Disa kalojnë përmes ujit. Të tjerët duhet t’i bien rreth e rrotull.

Kjo pasi gjendja e rrugës që ndanë në mes, Kampusin Universitar të Prishtinës, është përkeqësuar pas rrjedhjes së ujërave të zeza.

Qytetarët ankohen se me një situatë të tillë përballen tash e sa kohë dhe thonë madje se ajo është bërë e padurueshme për banorët e qendrës.

Kalimtarët ankohen se kundërmimi nga kanalizimi mund të sjellë edhe sëmundje të shumta për ta, e më së shumti për studentët që ditëve të punës lëvizin shumë në këtë zonë.