23:18 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Një prej pjesëve më të frekuentuara të Prishtinës, pa ndriçim!

Kujto që i duhet të kalojë kah pjesa e oborrit të Fakultetit Filologjik, duhet të jetë i/e përgatitur për mungesë të ndriçimit.

Është befasuese se si një pjesë shumë e frekuentuar e qytetit, lihet pa drita.

Madje në këtë pjesë të Kampusit Universitar në orët e vonë qëndrojnë edhe  shumë studentë, për të cilët padyshim se mungesa e ndriçimit është e frikshme.

Lidhur me këtë mungesë të ndriçimit së fundi ka reaguar edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Postimi i plotë:

Oborri i Fakultetit të Filologjisë në terr të frikshëm duket ambient i rrezikshëm për studentët dhe mësidhënësit, kur punojnë orëve të vona të mbrëmjes. (Në këto hapësira flitet se sillen edhe narkomanë!) Kampusi universitar nuk do të duhej të lihej kurrë kështu! Kështu si është tash sa vite, duhet të presësh të kalojë ndonjë veturë, që të shohesh se ku po e hedh këmbën!