09:40 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ujësjellësi “Prishtina” arsyeton tenderin 10 mijë eurosh për qumështin

Kompania ujësjellësi rajonal “Prishtina” Sh.A, ka shpallur tenderin, që të furnizohet me qumësht.

Indeksonline ka raportuar rreth këtij tenderi, derisa vlera e parashikuar e kontratës, që kjo kompani ka ofruar për operatorët ekonomikë s’është e vogël, është hiç më pak se 10.000 euro.

Por, nga kjo kompani për mediumin kanë arsyetur shpalljen e këtij tenderi, duke thënë se qumështi është rekomanduar t’u jepet punëtorëve, që ata t’i mbrojnë organizmat e tyre gjatë kryrjes së detyrave.

“Ne kemi kërkuar që të furnizohemi me qumësht për arsyen e vetme, punëtorët e terrenit. Qumështi është rekomanduar t’u jepet punëtorëve të kanalizimit, ujinstaluesve dhe salduesve. Për shkak të mbrojtjes së organizmit të tyre gjatë kryerjes së detyrave të punës, me theks të veçantë kanalizatorët. Është rekomanduar që secili veç e veç të pijë çdo ditë nga 0.5 litër qumësht”.

Ndryshe, sasia e qumështit, sipas njoftimit për kontratë është për 10.000 litra./Indeksonline