21:07 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Uji i pijëshëm i dy fshatrave të Suharekës përmban bakterie dhe është i ndotur

Pas vërshimeve të fundit në komunën e Suharekës, janë bërë analizat e ujit të pijës. Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka bërë apel që të bëhen disa preventiva momentale.

Sipas tij, uji i dy fshatrave Semetisht dhe Sopjë përmban bakterie dhe është i ndotur, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i tij i plotë:

Qytetarë të nderuar, të fshatrave Semetisht dhe Sopijë

Pas kërkesës së Drejtorisë së Shëndetsisë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për analiza të ujit të pijes tek zonat e prekura nga vërshimet, ka dalë se rezultati i ujit për përdorim human është i ndotur dhe me bakterie, në fshatrat Semetisht dhe Sopijë. Rekomandimet janë që zonat të klorizohen nga institucionet përkatëse, ndërsa një ndër preventivat momentale është që uji të vlohet para përdorimit ose të përdoret uji i ambalazhuar, deri në informatën e ardhshme. Analizat e ujit të pijes do të bëhen sërish gjatë kësaj jave, për tërë territorin e Komunës së Suharekës. Ne do të jemi në secilin hap të mbikqyrjes për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve.