23:21 / E Diele, 28 Mars 2021 / C E

Ujkani fajëson gjyqtarin për humbjen nga Suedia

Kosova me humbje të thellë e nisi rrugëtimin për kualifikime në  Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët pritën në “Fadil Vokrri” Kombëtaren e Suedisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani është deklaruar për humbjen.

E humbëm ndeshjen në mënyrë të çuditshme, golat i hëngrëm pa lidhje dhe referi ishte skandal”, deklaroi Ujkani në “SS Kosova”.

Kemi mundur të bëjmë më shumë, duhet ta pranojmë këtë dhe duhet harruar kjo humbje para ndeshjes me Spanjën”, theksoi portieri i Torinos.

Nuk kam dëshirë të flasë shumë për referët, por sot ai nuk e respektoi Kosovën”, shtoi Samir Ujkani.