22:26 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ujkani ka një urim special për shqiptarët

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të motmoteve.

“Ky vit nuk do të ishte i mbarë pa të gjithë ju që më kompletoni në jetë… Kosova, futbolli, tifozët , shoqëria, familja e dashuria për të gjithë më bënë të fortë… Le të jetë edhe ky vit i mbarë për të gjithë shqiptarët,” ka shkruar Ujkani në Instagram.

Për Samirin, viti 2017 ishte shumë i sukseshëm, ku pas shumë paraqitjeve me Kosovën dhe Pisan u kurorëzua edhe me martesë. /IndeksOnline/