08:26 / E Diele, 03 Tetor 2021 / AR

Ukë Selimaj: Qeveria mos t’i ndal projektet për Pejën

Ish drejtori i Shërbimeve Publike, njëherësh kandidat për asamblist nga radhët e PDK-së në komunën e Pejës ka kritikuar qeverinë qendrore se ka ndalur disa projekte të rëndësishme për Pejën.

Ai i ka renditur disa projekte që nuk vazhdojnë të realizohen që nga ardhja në pushtet të qeverisë aktuale.

Rruga që lidh Doganen me Rosulinë është projekt që është punuar mjaft me vështirësi për shkak të relievit të thyer. Kjo rrugë lidh disa bjeshkë dhe është shumë e rëndësishme për turizmin malor dhe për blegtorinë, por qeveria e ka ndal. Pastaj rrugë tjera në zona rurale dhe malore turistike, Ujësjellësi Stankaj Bogë Shkrel të Rugovës, kanalizimi për bashkësinë lokale Radac nuk janë duke u kryer dhe nuk e dimë arsye. Qeveria nuk duhet t’i ndal projektet zhvillimore për Pejën. Duhet ti nis ato dhe ti përfundoj ashtu siç janë planifikuar më herët, e mos ti hyj në hak qytetarëve të Pejës”, tha Selimaj.

Këtë deklaratë Selimaj e ka bërë gjatë vizitës që i ka bërë punimeve që është duke i kryer komuna në disa ura në Rugovë, që lidh rrugën kryesore me fshatrat malore.

Ukë Selimaj është njëri nga kandidatët më të pëlqyer në listën e PDK-së dhe garon për mandatit e dytë në kuvendin komunal të Pejës.

No description available.