19:52 / E Shtunë, 09 Shtator 2023 / C E

Ukraina dhe Anglia ndahen në paqe

Ukraina dhe Anglia kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së pestë të kualifikimeve për Euro 2024.

Ndeshja u zhvillua në Poloni për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan Indeksonine.

Ukraina kaloi e para në epërsi me anë të Zinchenkos në minutën e 26-të.

Golin e barazimit e shënoi Walker në minutën e 41-të.

Me këtë barazim, Anglia është në vendin e parë me 13 pikë derisa Ukraina e dyta me 7 pikë. /IndeksOnline/