11:10 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / B O

Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Pasi Rusia nisi sulmet ushtarake ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm, vjen kundërpërgjigja nga ky shtet.

BBC shkruan se Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas pushtimit të saj në territorin ukrainas.

Ky fakt u bë i ditur nga presidenti Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.