23:43 / E Martë, 03 Tetor 2023 / MSH

Ukraina përgatitet për dimër, pritet përshkallëzim i situatës

Presidenti Volodymyr Zelensky diskutoi situatën në fushën e betejës me komandantët në verilindje të Ukrainës, ku ai vizitoi trupat në një nga frontet më të nxehta të luftës me Rusinë.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes me video, Zelensky tha se kishte qenë pranë Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe kishte dëgjuar nga komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, për mbrojtjen në zonë dhe për veprimet sulmuese më në jug, afër Bakhmut.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kharkiv, pavarësisht gjithçkaje, jo vetëm të mbajë, por të ndihmojë për të mbajtur të gjithë lindjen tonë të fortë” tha Zelenskiy.

Presidenti diskutoi përgatitjen për dimër në Kharkiv, pasi Ukraina pret një përshkallëzim të goditjeve të Rusisë në infrastrukturën energjetike.

Kharkiv, një qendër e madhe industriale, nuk ka rënë në duart ruse që nga pushtimi i Kremlinit në shkurt 2022.

Që kur Kievi filloi një kundërofensivë në lindje dhe jug katër muaj më parë, trupat ukrainase kanë bërë vetëm përfitime graduale, por Zelenskiy ka hedhur poshtë kritikat e huaja se përparimi është dëmtuar nga strategjia e dobët ushtarake.