17:47 / E Enjte, 12 Maj 2022 / MSH

Ukrainasit bëjnë “qejf”, tërheqin tanket ruse me traktorë

Ukraina është duke u përballur me një agresion rus për pothuajse tre muaj.

Megjithatë, ushtarët ukrainas kanë arritur të zmbrapsin ata rusë në disa zona, duke e çliruar përkohësisht vendin.

Në disa fshatra të Ukrainës janë hasur banorë duke tërhequr tanket e braktisura ruse, përmes traktorëve.

Në një video të shpërndarë në Twitter shihet se si një fermer tërheq një tank rus TOS-1A, me anë të traktorit të tij.

Disa ukrainas kanë vendosur të mbajnë këto tanke si “suvenire”, teksa ka edhe të tillë që i vendosin në shitje në uebfaqe online.