15:22 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ulcerat e këmbëve, simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Ulcera është një plagë e hapur që zhvillohet kur lëkura humbet vazhdimësinë e saj dhe ajri apo bakteriet bien në kontakt me indet nën të. Ajo mund të shkaktohet nga një dëmtim i vogël mbi një zonë të lëkurës në këmbën në të cilën venat janë të sëmura. Ulcerat janë më të shpehta në pjesën e brendshme të këmbës mbi gju. Në një njeri normal plaga e hapur nga dëmtimi shërohet Brenda disa ditëve ndërsa në personat që kanë problem me enët e gjakut lëkura nuk shërohet dhe plaga bëhet më e madhe duke u kthyer në ulcer.

Shkaktarët e ulcerave

Sëmundjet e venave

Rreth 80 % e ulcerave të këmbëve shkaktohen nga sëmundjet e venave. Kjo ndodh kur valvulat e venave nuk funksionojne siç duhet.

Valvulat normale të venave lejojnë qarkullimin e gjakut vetëm në një drejtim drejt zemrës pra, nga poshtë lart. Nëse valvulat e venave dëmtohen atëherë kjo bën që gjaku të kthehet prapa drejt këmbëve duke u pellgëzuar në to dhe duke rritur presionin në to. Kjo rritje e presionit nuk lejon që indet të furnizohen me gjak siç duhet duke bërë që lëkura të bëhet më e hollë dhe e inflamuar. Kjo gjë rrit rrezikun e shfaqjes së ulçerave.

Sëmundja e arterieve të këmbëve

Kjo gjendje është e ngjashme me sëmundjen e venave por shkaktohet nga mosdërgimi i sasisë së mjaftueshme të gjakut në këmbë. Kjo përfshin rreth 15 % të ulcerave. Kjo gjë shkaktohet nga mbyllja e një ose më shumë arterieve të këmbës.

Shkaqe të tjera

Disa ulcera të këmbëve shkakohen nga: diabeti, artriti rheumatoid apo disa gjendje të tjera shumë të rralla.

Shenjat e ulcerave të këmbëve

Këtu përfshihen:

  • Enjtje të gjunjëve
  • Fryrje dhe zmadhim i venave
  • Rendim të këmbëve
  • Dhimbje dhe ngërçe në këmbë kur qëndron për një kohë të gjatë
  • Lehtësim të këmbëve kur i ngrini këmbët lart ose kur i shtypni
  • Ngjyrosje me ngjyrë kafe të errët apo njolla në lëkurë
  • Lëkurë e irrituar, e skuqur apo delikate
  • Trashje e lëkurës dhe kruajtje përreth plagës

Rreziqet e ulcerave të këmbëve

Ulcerat e këmbëve mund të infektohen, shenjat janë:

  • Përkeqësim i dhimbjes
  • Ngjyrë jeshile, erë e keqe, drenim (rrjedhje) nga ulcera
  • Skuqje dhe enjtje përreth ulcerës
  • Temperaturë e lartë

Temat: