23:48 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Uldedaj shpërthen në lot: Jam krenar që ua shpërbleva përkrahjen

Boksieri i ri shqiptar, Jurgen Uldedaj u shpall Kampion Bote në kategorinë ëBO Junior, të boksit, pasi mposhti argjentinasin Nikolas Leandro Arganaraz , në ndeshjen e zhvilluar në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës.

Djaloshi 21-vjeçar nga Lezha, zhvilloi një ndeshje të madhe përballë rivalit argjentinas, që duhet theksuar se ishte gjithashtu një boksier mjaft i përgatitur.

Pas plot 10 raundesh, Jurgen Uldedaj u shpall fitues i ndeshjes dhe njëkohësisht kampioni i ri i botës, falë vendimit të gjyqtarëve, që i dhanë më shumë pikë djaloshit lezhjan.

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka thënë se tre muaj derdhje djerse dhe gjaku me stërvitje intensive i janë shpërblyer në triumfin e tij mbresëlënës ndaj Nikolas Leandro Arganarazit.

“Jam krenar që ua shpërbleva të gjithëve përkrahjen. Tre muaj derdhje djerse gjaku për mua port ë cilat u shpërblyen. Kemi pasur taktike special me trajnerin dhe kemi punuar zellshëm”, tha ai.

Ai fitoren ia dedikoi babait dhe të gjithë familjes së vet.

“Babait tim dajës tim dhe gjithë familjes sime ia dedikoi fitoren. Lotët ishin për ato tre muaj djerse e mundi që u shpërblyen në fund”, shtoi ai.

Uldedaj e vlerësoi si të pandershëm kundërshtarin e tij argjentinas.

“Siç thashë përgatitjet kanë qenë intensive prandaj [nuk kisha frike nga e majta e tij].Faktikisht, kundërshtari nuk ka boksuar pastër me goditje pas koke dhe pas shpine dhe nuk ia doli”.

I pyetur se cili është mesazhi për të rinjtë shqiptarë, Uldedaj tha: “Vazhdoni ëndrrën tuaj sepse një dite ëndrrat bëhen realitet siç m’u ka bërë mua.”