15:10 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sediljet e “Audi A3”-shit të ri, pritet të përbëhen nga plastika

“Audia” planifikon të lansojë gjeneratën e ardhshme A3 në evenimentin e makinave në Gjenevë të Zvicrës.

Shfaqja në Gjenevë është vetëm disa javë larg, por “Audia” dëshiron t’i mbajë njerëzit të interesuar për makinën e saj të re, kështu që ka vendosur të lëshojë një “ngacmues” tjetër.

Këtë herë, “Audia” ka treguar në lidhje me një material të ri të sediljeve të modelit të ri të saj – të përbëra nga plastika.

Firma thotë se deri në 89% të tekstilit përbëhen nga shishe terefalate të polietilenit të ricikluar (PET), të cilat më pas shndërrohen në fije për mbulesat e sediljeve.

Secili “A3” do të përmbajë 45 shishe 1.5-litërshe për vend dhe me 62 shishe shtesë për qilimat.

Përbërësit e tjerë të brendshëm të prodhuar nga materialet e ricikluara përfshijnë materialet izoluese dhe amortizuese, kutinë e bagazhit, si edhe dyshemenë e ngarkimit.