10:15 / E Martë, 07 Mars 2023 / B O

Uli Hoeness tregon se kush do të jetë titullar te Bayerni, Neuer apo Sommer

Për Presidentin e Nderitt të Bayernit, Uli Hoeness, nuk ka dyshim që Manuel Neuer do të kthehet në portën e FC Bayern Munich si titullar nëse shërohet plotësisht nga këmba e tij e thyer.

“Ne të gjithë shpresojmë që Manuel të jetë në formë si më parë pas lëndimit të tij të rëndë gjatë këtij viti. Dhe më pas ai do të jetë në portë te Bayern Munich”, tha Hoeness.

Legjenda e Bayernit ka thënë se Sommer ishte një “goditje fati” për skuadrën bavareze dhe se blerja e tij ishte emergjente.

“Unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë Yann Sommer. Por mos harroni, Manuel është Manuel”, tha Hoeness./Indeksonline/