11:18 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Ulja e dënimit për Darko Tasiq/ Familjarët e viktimave nga Krusha protestojnë para Pallatit të Drejtësisë

Familjarët e viktimave të Tasiqit sot kanë protestuar në Prishtinë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për përgjysmimin e dënimit prej 22 vjetësh që kishte marrë Gjykata Themelore në Prizren në 11 vjet, kriminelit të luftës në Kosovë, Darko Tasiq.

Të irrituar nga ky vendim krushjanët protestuan para Pallatit të Drejtësisë në shenjë revolte me uljen e dënimit ndaj Tasiqit.

Shpresa Shehu, përfaqësuese e fshatit Krushë e Vogël ka thënë se janë tejet të shqetësuar me këtë vendim. Por ajo u shpreh edhe e idinjuar me injorimin e përfaqësuesve të gjykatës që nuk doli askush para familjarëve të fliste për këtë rast.

“Prej tyre i kemi të pagjetur 68, ende nuk e dimë ku janë eshtrat e 68 personave, nëse 21 vjet ne po presim për me i varros e zhvarros na jemi ardh sot të kërkojmë drejtësinë e nuk janë në gjendje me ardh para familjarëve dy tri fjalë dikush, kjo është edhe një padrejtësi ndaj nesh”.

Veç asaj që është bërë padrejtësia më e madhe që iu ka përgjysmuar dënimi kriminelit Tasiq. Ne me të bërtet jemi të idinjuar të shqetësuar, të mërzitur e nuk kemi as shprehje të i shfaqim ndjenjat tona shpirtërore që i kemi.

Me të vërtetë krimineli ka pasur dënimin edhe jo të mjaftueshëm me sa krimet i ka bërë të fshatin tonë e fshtrat përreth.

Edhe tashti nuk janë në gjendje dy-tri fjalë, kryetari i Gjykatës apo ndonjë përfaqësues të dalë para nesh, ne patjetër që do t’u themi diçka familjarëve mirëpo 5 minuta kohë.

Ky është i vetmi kriminel që është dënuar i rastit të Krushës , edhe sa të tjerë ka, e edhe këtij me ia përgjysmuar dënimin”, tha ajo./IndeksOnline/