08:45 / E Premte, 09 Mars 2018

Umtiti, ëndrra e Mourinhos

Samuel Umtiti është një nga lojtarët më të spikatur të Barcelonës këtë sezon.

Qendërmbrojtësi i pëlqen mjaft shumë Jose Mourinhos, klubi i të cilit tashmë është përpjekur ta transferoj atë në merkaton që shkoi.

Umtiti, me një klazuolë prej 60 milionë eurosh dhe një rrogë prej 4 milionë në sezon, po vëshgohet mjaft shumë nga United.

Takimet mes Yannick Umtiti, vëllai dhe agjenti i lojtarit, me përfaqësuesit e klubit anglez janë mjaft konstante. United janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lojtarit, i cili është bërë i padiskutueshëm në Barcelonë dhe ekipin kombëtar të Francës.

Përvec kësaj, ata ofrojnë një pagë prej 9 milionë euro neto në sezonë, një shifër mjaft e madhe kjo.

Menaxherët e Manchesterit vijnë shumë shpesh në ‘Camp Nou’ për të shikuar zhvillimin e lojtarit francëz. Poashtu edhe ‘dora e djahtë’ e presidentit Ed Woodward ishte në stadium për të parë ndeshjën mes Barcelonës dhe Atleticos. /IndeksOnline/