10:38 / E Diele, 21 Gusht 2022 / Gj. Sh

Umtiti largohet nga Barcelona, afër transferimit te klubi italian

Samuel Umtiti është shumë pranë largimit nga skuadra e Barcelonës.

Francezi karrieren pritet ta vazhdoj te klubi italian Lecce.

Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se Umtiti ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Leccen, transmeton IndeksOnline.

Transferimi i tij do të jetë në formë huazimi ndërsa Barcelona do të paguaj pagën e futbollistit por që do të marrë bonuse gjatë sezonit.

Umtiti do të fluturojë për në Lecce në fillim të javës së ardhshme pasi detajet përfundimtare të përfundojnë dhe të vulosen mes klubeve.

Mbrojtësi 28 vjeçar është pjesë e Barcelonës që nga viti 2016, ku ka luajtur 91 ndeshje dhe ka shënuar dy gola me fanellën e klubit katalan./IndeksOnline/