13:30 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Unaza e fejesës së Kourtney ‘modeste’, kushtoi 1 milion dollarë

Motrat Kardashian janë befasuar në forma të ndryshme nga të dashurit e tyre.

Ajo që bëri bujë të madhe ishte propozimi i Travis Barker për Kourtney Kardashian, transmeton Indeksonline.

Babai i tre fëmijëve i dhuroi Kourtney-t një unazë në vlerë rreth 1 milion dollar.

Mike Fried, tha se Travis ka blerë unazën më gjigante e me diamant në formë ovale.

“Është më e madhe se 15 karat. Duket se është frymëzuar nga Blake Lively. Vlera e kësaj unaze është 1 milion dollar”, u shpreh ai.

Diamanti i Kourtney është një nga çmimet më modeste.

Ajo ka diferencë deri në 3 milion dollarë më pak se unaza e Kim nga ish-burri i saj Kanye dhe 1.2 milion dollarë më pak se unaza e fejesës e Khloe nga Tristani./Indeksonline/