14:41 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

UNDP-ja i dhuroi mjete mbrojtëse MPB-së

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Lulzim Ejupi priti në një takim menaxheren e Portofolit të Qeverisjes dhe Ndërtimit të Paqes dhe zëvendëskoordinatore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Marta Gazideda.

Me këtë rast në kuadër të programit të sigurisë (KSSP) UNDP-ja i dhuroi MPB-së 300 maska (KN95 – shumë përdorimshe), 500 doreza, 50 litra dezinfektues- rimbushje  për bombolat e montuara në mur dhe 160 njësi dezinfektuese për duar me pompë.

Në fund të takimit z. Ejupi e falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që UNDP-ja ka treguar, sidomos për ndihmën në këtë kohë pandemie.