10:11 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / k.v

UNDP thirrje për regjistrim për punëkërkuesit e riatdhesuar të papunë

Projekti Programet Aktive të Tregut të Punës (PATP2) i UNDP-së në kuadër të komponentës për mbështetje për riintegrim të qëndrueshëm për persona të riatdhesuar, po vazhdon ta ketë të hapur thirrjen për regjistrim të personave të riatdhesuar të papunë, me qëllim të identifikimit dhe klasifikimit të nevojave të tyre, në mënyrë që t’i mundësohet aplikimi në skema të aftësimit dhe punësimit.

Kjo po bëhet me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e integrimit socio-ekonomik, dhe si përpjekje e shtuar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë përballjes me pandeminë COVID-19:

UNDP fton të gjithë të riatdhesuarit në 5 vitet e fundit, të interesuar për programet në kuadër të masave aktive të tregut të punës në Kosovë, të regjistrohen në platformë.

Afati për regjistrim: 26 Shtator 2021 ora 17:00

Regjistrimi mund të bëhet në linkun më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeKRTlZM_HYIsCa1lLb3fggPrtIfGPgFtTfYiAy_WT8MHBb8Q/viewform?fbclid=IwAR3FYs7GWo0jqmS_DmFN180epxcTlQ-uzXB5s92hL9n1vbLArc_nnqPlCp8