“Unë jam ballkanas”, Hajdari i Hoffenheimit: Asllani si gjerman…!
Mbrojtësi shqiptar i Hoffenheim, Albian Hajdari, ka ndarë me humor dhe sinqeritet mënyrën se si e percepton veten dhe shokët e skuadrës në një intervistë.
“Fisnik është gjerman, i qetë, i disiplinuar, ndjek rregullat. Leon është zviceran, neutral si gjithmonë. Dhe unë? Ballkanas, i zëshëm dhe herë-herë bërtitës,” ka thënë Hajdari
Kujtojmë që mbrojtësi Hajdari dhe Fisnik Asllani gjenden në Bratislavë për ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kosovës.
“ Fisnik is the German, calm, disciplined, follows the rules.
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) March 25, 2026
Leon is the Swiss, neutral as always.
And me? The Balkan one, loud and sometimes screaming 😂”
Albian Hajdari to @tsghoffenheim 🌟 pic.twitter.com/8dUAyxWsLV
Kurse, Leon Avdullahu e humbi ndeshjen jetike shkaku i lëndimit./Indeksonline/

