75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 30 Prill 2026 / G T

“Unë kam pesë UCL”, Ronaldo u kundërpërgjigjet ngacmimeve të tifozëve kundërshtarë

Tifozët e Al-Ahlit mbrëmë pas ndeshjes ndaj Al Nassr, e ngacmonin për titujt e fituar në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldon.

Ai i kundërpërgjigjet me plot mburrje: “Unë kam pesë Liga të Kampionëve”, shkruan Indeksonline

Ronaldo dhe skuadra e tij mbrëmë shënuan fitore 2:0 ndaj Al-Ahlit, duke vazhduar rrugën sigurt drejt titullit kampion.

Ylli portugez arriti të shënonte gol, kurse të dytin e realizoi Coman.

Kujtojmë se Al Ahli para disa ditësh fitoi AFC Champions League dhe kjo çoi deri te incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes mbrëmë./Indeksonline/