14:12 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

United dhe Inter fillojnë negociatat për Lukakun

Manchester United dhe Inter kanë nisur negociatat lidhur me shitjen e Romelu Lukaku në klubin italian.

Sulmuesi i United e ka bërë të qartë se shpreson të largohet nga Old Trafford pasi u tha se nuk do të jetë sulmuesi i parë i Ole Gunnar Solskjaer në sezonin 2019-20.

Belgu është objektivi kryesor i Antonio Contes për sezonin e verës.

26-vjeçari tregoi gatishmërinë për të lënë Old Trafordin për San Siro kur fliste me Mediaset kohët e fundit, duke deklaruar: “Është mirë që Conte shkoi në Inter, për mua ai është trajneri më i mirë në botë”. /IndeksOnline/