10:56 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Unitedi vendos rekord të ri, në Europa League

Manchester Unitedi ka thyer rekordin për më së shumti ndeshje radhazi pa humbje në Europa League.

Ai, ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të EL, pasi mposhti Partizanin e Beogradit 3:0.

Unitedi ka arritur në fazat me eleminim direkt të një kompeticioni evropian në secilën sezon në të cilin kanë marrë pjesë që nga 2006-07.

Djajtë e Kuq nuk kanë humbur asnjë nga 15 ndeshjet e tyre të fundit në Europa League (F11 B4); periudha më e gjatë aktive si të pamposhtur i ndonjë skuadre aktuale në këtë kompeticion.