14:31 / E Enjte, 12 Shtator 2019

Universi lëviz me shpejtësi prej 100 mijë km në orë

Dukemi të palëvizshëm por zhvendosemi vazhdimisht me 100 mijë km në orë, kështu universi udhëton me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Është e lehtë të harrojmë shpejtësinë me të cilën udhëtojmë në hapësirë, sepse ne në të vërtetë nuk e ndiejmë lëvizjen, ashtu siç nuk e perceptojmë me të vërtetë kur jemi brenda një automjeti që lëviz me një shpejtësi konstante. 

Por, siç tregon kjo video e publikuar nga dr. James O’Donoghue, shkencëtar planetar në Qendrën e Fluturimit Hapësirës Goddard të NASA-s në Greenbelt, ne lëvizim me një shpejtësi tepër të lartë. 

Rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vet në pothuajse 24 orë korrespondon me 1670 kilometra në orë. 

Shpejtësia e orbitës së Tokës rreth Diellit është 108 000 km në orë. 

Orbita e Diellit në Rrugën e Qumështit është rreth 828,000 km /orë, ndërsa Rruga e Qumështit udhëton me 2.160,000 km/orë.