17:00 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Ura që lidh jugun dhe veriun e Mitrovicës, e rrezikshme për kalimtarët!

Në gjendje aspak të mirë për t’u kaluar mbi të është ura që lidh jugun dhe veriun e Mitrovicës.

Kjo urë përpos që është e shëmtuar për t’u parë, e pamundur për t’u kaluar mbi të gjithashtu është rrezik edhe për jetën e banorëve, shkruan Indeksonline.

Në disa fotografi të publikuara së fundi shihet qartë se në çfarë gjendje është lënë kjo urë e cila ka frekuentim të madh nga shumë qytetarë, por që rreziku më i madh padyshim paraqitet për fëmijët dhe të moshuarit./Indeksonline/