10:01 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / OSH

Ura që mbeti në gjysmë në Pestovë të Vushtrrisë!

Po bëhen një vit qëkur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, premtoi se do të rregullohet ura e Pestovës në komunën e Vushtrrisë.

Ai pati vizituar këtë urë së bashku me deputeten, Fjolla Ujkani, ku dhanë fjalë të mëdha se do të ofrojnë një zgjidhje të shpejtë për banorët e kësaj ane.

Por, nuk u bë asnjë punim i vetëm, shkruan IndeksOnline.

Ndërtimi i urës që lidh 13 fshatra të Vushtrrisë u “përfundua” në maj të vitit 2019.

Siç mund të shihni edhe në fotografi, punën e lënë në gjysmë. Rruga që të shpie mbi urë dhe për të dalë nga ajo është në gjendje të mjerueshme dhe nuk është në përputhje me rrugën.

IndeksOnline ka dërguar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës për të pyetur se kur do të përfundoj ky projekt, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

Nga komuna e Vushtrrisë patën deklaruar se për një kontest pronësor s’është mundur të rregullohet tërësisht kjo urë./IndeksOnline/