21:27 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Uran Ismaili: E pasuruam ligjin për rimëkëmbje dhe po e votojmë për popullin, jo për qeverinë̈

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë̈ Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë̈ sonte se vendimin për ta votuar pakon për rimëkëmbje, pas pranimit të masave të propozuara nga PDK-ja, e kanë marrë për të ndihmuar qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira.

Ismaili ka thënë̈ se propozimet e PDK-së të cilat janë̈ pranuar dhe me të cilat pritet të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike, e kanë pasuruar pakon dhe do t’u ndihmojnë̈ edhe më shumë qytetarëve, siç është̈ kompensimi i të hollave të të gjithë̈ qytetarëve që kanë më pak së 10 mijë euro në trust.

“Vullneti jonë ka qenë që ta votojmë̈ këtë̈ pako për qeverisjen, jo për qeverinë̈. Pra, kemi qenë të preokupuar për qeverisjen me të cilën është̈ ballafaquar populli. Ne kemi dashur një̈ qeverisje më të mirë për popullin dhe, me këtë̈ vendim, ne kemi dashur që t’u ndihmojmë̈ atyre në këto kohë të vështira.”, ka thënë̈ Ismaili.