11:13 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Uran Ismaili: Në Kirurgjinë Torokale dorëzuam një thikë ultrasonografike bipolare, shpëtohet jeta e 66 vjeçarit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka bërë të ditur që Kirurgjisë Torokale i është dorëzuar një thikë ultrasonografike bipolare, e cila ia ka shpëtuar jetën një 66 vjeçarit që po trajtohet në QKUK.

Sipas Ismailit deri më tash një operim i tillë u ka kushtuar xhepit të qytetarit dhe të shtetit, për trajtim jashtë vendit, duke harxhuar kështu deri në 30 mijë euro.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Në këtë javë, në Kirurgjinë Torokale dorëzuam një thikë ultrasonografike bipolare, në vlerë prej 30 mijë eurosh, e cila ka munguar prej vitesh aty. Dje, kjo pajisje ka qenë vendimtare që 66-vjeçarit nga Prishtina, Bislim Iseni, t’i realizohet një operacion shumë i komplikuar në mushkëri, i cili zgjati 6 orë dhe u krye me sukses të plotë. Një operim i tillë deri më sot u ka kushtuar xhepit të qytetarëve dhe të shtetit, për trajtim jashtë vendit, deri në 30 mijë euro. Përveç kursimit të buxhetit familjar dhe shtetëror, me këtë pajisje, siguria e pacientit dhe stafit të mjekëve ka qenë në nivel të lartë, është shkurtuar koha e operimit dhe është përgjysmuar koha e rehabilitimit të axhës Bislim, pasi që ai nuk ka pasur fare humbje të gjakut, dhe tani është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për t’u lëshuar në shtëpi. Në javën që vjen do t’i dorëzojmë edhe disa pajisje të tjera në klinikat tjera, që të shtojmë sigurinë në shërbimet mjekësore, duke i bërë ato sa më cilësore. #Transformi i shërbimeve mjekësore #PërQytetarët

Image may contain: 1 person, smiling, stripesImage may contain: 3 people, people smiling, people standingImage may contain: one or more people and textImage may contain: 1 person, standing and indoorImage may contain: 3 people, people standing and indoor