17:41 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Ismaili premton profesionalizimin e personelit të Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili së bashku me zyrtarë të tjerë të MSH-së dhe SHSKUK-së, kanë pasur një takim me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, Dorijan Marusiç.

Përmes një statusi në Facebook, Ismaili ka thënë se ky takim kishe për qëllim fuqizimin e fushës infermierike, si shtyllë kryesore e rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

Kështu, ai më tej paralajmërojë se në vijim, do të konkretizojnë këtë vizion me trajnime adekuate dhe vizita studimore për infermierët e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ky është statusi i tij i plotë:

Në Ministri, sot së bashku me zyrtarë të MSH-së dhe SHSKUK-së, pata takim me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, Dorijan Marusiç.

Ky takim, i mbështetur nga Lux Development, kishte për qëllim fuqizimin e fushës infermierike, si shtyllë kryesore e rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë.
Në javët dhe në muajt në vijim, do ta konkretizojmë këtë vizion me trajnime adekuate dhe vizita studimore për infermierët e Kosovës.

Investimet në shëndetësi, përveç ndryshimeve në infrastrukturë, do të orientohen edhe në profesionalizimin e personelit tonë./Indeksonline/