06:04 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Uran Ismaili: S’ka qetësi pa u zbardhur dyshimet për vdekjet në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se janë duke punuar që të zbardhen shkaqet e vdekjeve të dyshimta në QKUK. Ai madje ka bërë me dije se deri të zbardhen këto vdekje nuk do të ketë qetësi.

“Ne jemi në dorë të prokurorisë dhe organeve të rendit. Unë kam kërkuar që të mos ndalen hetimet dhe të kemi një përgjigje”, ka thënë Ismaili në RTK.

“Nuk do të ketë rehati as tek unë, dhe as te qytetarët por as te shumë punëtorë shëndetësor në qoftë se ne nuk arrijmë ta gjejmë përgjegjësin ose fajtorin se si ka rrjedh kjo situatë. Domethënë jemi duke e pritur prokurorinë dhe policinë”.

Përgjegjësi për këto vdekje kishte kërkuar edhe kryeministri Hardaniaj. Ai madje pati vizituar dy herë QKUK, ku edhe pati thënë se duhet të dihet e vërteta e shkaqeve që kanë quar në vdekje të pacientëve,

Ndryshe, 4 vdekje të dyshimta ndodhën javë më parë në QKUK.

Dyshimet ishin hedhur mbi përdorimin e gazit oksidol, por që akoma nuk është vërtetuar derisa të kthehen rezultatet e analizave nga Shqipëria.