22:49 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Urdhër arresti për Conor McGregorin, shkakton trazira në Brooklyn (Video)

Policia amerikane ka një urdhër arresti për kampionin e UFC-së, Conor McGregor.

Disa pamje dramatike u publikuan nga Brooklyn, ku McGregor me stafin e tij shihet duke i thyer xhamat e një autobusi ku në të gjendeshin disa persona, shkruan IndeksOnline.

Presidenti i UFC-së, Dana White tha se ish-kampioni i dyfishtë do të arrestohet nga policia dhe nuk ka të drejtë të largohet nga New Yorku.

“Ka një urdhër arresti për Conorin. Ata po e kërkojnë tani. Ai nuk mund të largohet nga New Yorki me këtë urdhër”, ka thënë White./IndeksOnline/