16:29 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjykata vendos, nuk ka burg për Conor McGregor (Video)

Conor McGregor nuk do të futet në burg, pasi sot është liruar për të vazhduar karrierën e tij në UFC.

Ish-kampioni i Botës u akuzua për sulme dhe keqtrajtime kriminale pasi sulmoi një automjet që mbante luftëtarë tjerë në Bruklin, shkruan IndeksOnline.

Ai është lëshuar edhe me urdhër mbrojtjeje kundër Jason Ledbetter, Ray Borg dhe Michael Church, të cilët u lënduan në incident. Gjithashtu, McGregor do të paguaj një dënim për prishjen e autobusit.

Pas këtij lajmi, Conor do të ketë mundësi të rikthehet në UFC që nga nëntori i 2016./IndeksOnline/