12:13 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Urime babi viza”

Mungesa e lirisë së lëvizjes në zonën shengen vazhdon të jetë një prej preokupimeve më të mëdha të kosovarëve.

Ambasadat e huaja në Kosovë janë mbushur me aplikime për tu pajisur me viza, dikush pune e dikush turistike.

E dikush si duket e ka pritur mjaftë me gëzim marrjen e një vize, sa që e kanë festuar familjarisht me tortë.

“Urime babi viza”, shkruan mbi tortën e cila u dedikua pikërisht për këtë rast./Indeksonline/