23:22 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Urime Kosovë, po të vjen zbulimi i Pep Guardiolës

Arajanet Muriq do të jetë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet e radhës, ndaj Maltës e Azerbejxhanit.

Talenti që u zbulua sivjet nga Pep Guardiola ka pasaportën e Kosovës dhe në këtë muaj do të jetë për herë të parë pjesë e përfaqësueses dardane.

Lajmin e ka dhënë gazetari kosovar, Arlind Sadiku.

Muriq mbrëmë ishte për 90 minuta në portën e Cityt duke qenë i pamposhtur në ndeshjen ndaj Fulham./Indeksonline/

Temat: