11:22 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / AR

Urimet speciale të artistëve shqiptar për pavarësinë e Kosovës

Për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka pasur urime të shumta nga fytyrat publike.

Jo vetëm politikanët, por edhe artistët u kujdesën që të bëjnë urime speciale në këtë datë të veçantë, shkruan Indeksonline.

Reperi i famshëm kosovar, Capital T, ka publikuar një imazh në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar: Urime ditelindja Kosova jem emri kurr mos tu harroft. ❤ Per ty dhe me ty deri n’amshim.

Një urim tjetër special erdhi edhe këngëtari i njohur, Yll Limani. Përmes një ‘Instastory’  ku publikoi flamurin e Kosovës shkroi: Kosovë! Të dua ma së shumti në botë.

No description available.

Edhe modelja shqiptare, Oriola Marashi uroj Kosovën për ditëlindjen e 14-të teksa ndau një imazh me ku shihet e veshur me një fustan me flamurin e Kosovës si dhe e ka shoqëruar me flamurin e Shqipërisë. “Urime dita e pavarësisë Kosovë”, shkroi bukuroshja krahas imazhit.

No description available.

Edhe Trixa ndau një imazh në ‘Instastory’ duke shkruar: Gëzuar Kosova jonë!

No description available.

Shyhrete Behluli ndau një imazh të flamurit të Kosovës duke e shoqëruar me këngën e saj “Kosova, Kosova”, duke shkruar: Urime dita e Pavarësisë Kosovë.

No description available.

Edhe aktorët Naser Rafuna & Osman Azemi publikuan flamurin e Kosovës duke uruar ditën e Pavarësisë./Indeksonline/

No description available.
No description available.